Çdo ndryshim në thonjtë tregon një problem të caktuar shëndetësor që nuk duhet ta injoroni.
Thonjtë e zbehtë
Zbehja në thonj në fakt përshkruan shtratin e çelët nën thonj, domethënë indin poshtë thonjve. Një ndryshim i tillë mund të tregojë anemi dhe mungesë të qelizave të kuqe të gjakut ose eritrociteve, prandaj duhet bërë një analizë gjaku.
Anemia shkaktohet nga niveli i ulët i hekurit në gjak dhe për këtë arsye është e rëndësishme të ndryshoni dietën tuaj dhe ta pasuroni me perime të freskëta, panxhar, bishtajore dhe mish të kuq.
Thonjtë e verdhë
Trashja e thonjve më së shpeshti ndodh në gishtat e këmbëve dhe shoqërohet me zverdhje. Ndryshime të tilla janë karakteristike për sëmundjet mykotike që përhapen më shpesh në të gjithë sipërfaqen e thoit.
Thonjtë në nuancë të kaltër
Ngjyra e kaltër nën sipërfaqen e thoit është një shenjë se trupit tuaj i mungon oksigjeni. Shkaku mund të jenë sëmundjet e rrugëve të frymëmarrjes ose të sistemit të qarkullimit të gjakut. Mavijosja nën thonj mund të shkaktohet edhe nga qarkullimi i dobët dhe ekspozimi ndaj temperaturave shumë të ulëta, por nëse vëreni ndryshime kaq të rëndësishme, sigurohuni që të konsultoheni me një mjek.
Vija të bardha në thonj
Vijat e bardha horizontale në të gjithë gjerësinë e thoit, të cilat shfaqen në disa gishta, quhen vija Muehrcke dhe mund të tregojnë mungesë proteinash dhe lëndësh të tjera ushqyese, si dhe sëmundje të veshkave dhe anomali të mëlçisë.
Nëse i vëreni këto ndryshime, pasurojeni dietën tuaj ditore me ushqime proteinike, si mishi dhe vezët dhe nëse gjendja e thoit mbetet e pandryshuar pas një muaji, kërkoni ndihmë.