Një avokat i cili përfaqësonte një burrë në një gjykatë të Manhattan e la veten në mëshirë të vetës gjykatës. Gjatë mbrojtjes ai paraqiti 6 raste të cilat nuk ekzistonin dhe për përpilimin e tyre kishte përdorur ChatGPT që kishte shpikur këto raste nga asgjëja.

Avokati po përfaqësonte një burrë i cili kishte paditur Avianca Airlines për një dëmtim fizik në gjurin e tij. Steven Schwartz tha se nuk e kishte përdorur ChatGPT kurrë më parë dhe nuk ja kishte idenë se mund të shpikte raste.

Në fakt Schwartz i kishte kërkuar ChatGPT të dinte nëse rastet janë të vërteta. Roboti bashkëbisedues kishte insistuar se janë reale.

Por u desh që rastet të paraqiteshin në gjykatë për të mësuar se nuk ishin të vërteta.

ChatGPT lançuar në 2022 dhe ishte menjëherë një goditje. Roboti bashkëbisedues me inteligjencë artificiale është pjesë e familjes së teknologjive të reja quajtur AI gjeneruese.