Komuna e Strugës në Maqedoninë e Veriut ka marrë një vendim të ri sa i përket pushuesve gjatë verës, duke i ndaluar ata të lëvizin nëpër qytet me veshje plazhi.
Në një njoftim publik, komuna bën me dije se ndalohet “shëtitja me bikini dhe brekë plazhi gjatë gjithë ditës”, dhe u kërkohet pushuesve të mos shfaqin lakuriqësi në rrugë. Poo ashtu, për këtë janë vendosur dhe tabela nëpër rrugët e qytetit.
Ndërkohë mediat maqedonase shkruajnë se nga pikëpamja ligjore, Komuna nuk ka asnjë bazë për të vendosur tabela dhe as për të sanksionuar për mosrespektim.