Gazetari Granit Sokolaj nga qendra ALERT ka treguar ditën e sotme në Top Albania Radio disa nga problematikat më të ndjeshme dhe që hasen më shpesh në tregun shqiptar, sidomos në produktet ushqimore dhe janë rrezik për jetën e konsumatorit.
Sokolaj ka treguar se në fast-food në Tiranë ndërrohet vaji një herë në javë dhe për të vërtetuar këtë gjë, solli shembullin e një punonjëse.Ndërkohë që ai gjithashtu bëri denoncimin për një furnitor, i cili po furnizonte një fast-food tek Rruga e Elbasanit. Sipas Sokolaj, furnitori nxorri nga një automjet pa kushtet e nevojshme një gjiro të madhe.
“Mua tani nuk më bën asgjë përshtypje. Para një muaji një punonjëse më tha “sot do ha sufllaqe” në punën ku punonte.I thash po pse pikëisht të hënën, sepse ‘sot ndërrohet vaji’ tha.Për të mos folur pastaj për salcat e ndryshme, si majonezi, salca e kosit, apo salca e kuqe.Për të mos folur pastaj për gjiirot, sepse unë i kam parë dhe vetë si prodhohen. Nëse i sheh me sy të lirë e shikon si ngjishen me çizme, si futet mishi në hell etj si këto por derisa piqen i ndodh që të largohen disa baktere.Më ndodhi para disa ditësh aty tek kryqëzimi tek Rruga e Elbasanit, janë disa fast-food aty, që një makinë pa kondicioner nxori një gjiro të madhe, dhe ai ishte furnitori i fast-food-it.”– tha Granit Sokolaj.