Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka folur rreth situatës politike dhe të sigurisë në Kosovës.
Kurti në një intervistë për gazetën kroate “Veçernji List” ka prekur disa tema si veriun e Kosovës, marrëveshjen e Ohrit, Asociacionin e komunave me shumicë serbe dhe çështje të tjera që lidhen me dialogun.
Ai theksoi se presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, nuk doli të ishte kalë por dhelpër dhe se Brukseli dhe Washintoni, vunë bast të gabuar për të.
“Brukseli dhe Washingtoni kanë vënë bast për kalin e gabuar në Serbi, në presidentin e atjeshëm. Në fund doli që nuk ishte fare kalë, por dhelpër. Askush as nuk e ka imagjinuar që një vit e pesë muaj pas agresionit rus në Ukrainë, Serbia nuk do të vendosë sanksione ndaj Moskës, por madje do të lejonte që Sputniku të mbante bazën rajonale në Beograd. Në vend të reflektimit dhe introspeksionit të tyre, ata më godasin mua”, tha Kurti./botasot