Një sipërfaqe prej 8 hektarë tokë e mbjellë me grurë u përfshi nga flakët në fushën e Maliqit.
Zjarri ra mesditën e së enjtes dhe për shuarjen e tij u angazhuan edhe forca të shumta të zjarrfikëses së qarkut Korçë.
Gjithashtu për të minimizuar dëmet banorët nisën korrjen me urgjencë të grurit me autokombajnë.
Sipërfaqja e djegur, është në pronësi të një biznesmeni nga Katari që ka marrë toka me qira në Maliq.
Policia po heton pistën e zjarrvënies së qeëllimshme por nuk përjashtohet mundësia edhe e një zjarri aksidental.
Shefi i shërbimit zjarrfikës thotë se zjarri në këtë zonë është vënë nën kontroll, por nuk përjashtohen mundësia e riaktivizimit të vatrave të tjera të zjarrit për shkak të përbërjes trofike të tokës.
“Sipërfaqja që është përfshirë nga zjarri sot ka qenë rreth 7-8 hektarë, por si rezultat i punës sonë të menjëhershme që e kapëm në kohë dhe bëmë të mundur shuarjen e zjarrit”.
Dy vatra zjarri janë shtuar në vendin tonë mesditën e kësja të enjteje, në bashkinë e Lushnjës, në fshatin kosovë e vogël dhe tjetri në fshatin Çiflik.
Zjarr që ka rënë në kodrat me ullishte në fshatin Çiflik ka ndodhur për shkak të këputjes së telit të linjës elektrike.
I favorizuar dhe nga era flakët janë përhapur duke djegur rreth 4 hektarë ullishte dhe shkurre.
Situatën e zjarreve e ka monitoruar në terren edhe ministri i Brendshëm Taulant Balla i cili u ka bërë thirrje dhe qytetarëve që të bëjnë kujdes dhe të mos djegin tokat për t’i pastruar nga barishtet ndërsa ka paralajmëruar dënime të ashpra për ata që përfshihen në zjarrvënie.
“Kjo është një vepër e rëndë penale, pastaj për ata që e bëjnë me dashje kjo është edhe më e rëndë akoma. Policia ka ndaluar një numër të konsiderueshëm tashmë personash të cilët janë përfshirë në këto zjarrvënie. Ne do të jemi shumë të ashpër dhe natyrshëm thirrja ime shkon edhe për prokurorinë e cila në të gjitha rastet e referimeve nga ana e Policisë së Shtetit do duhet që të marrin dhe të merren dënime ekzemplare”.
Për shuarjen e flakëve veç forcave zjarrfikëse janë angazhuar edhe banorët e zonës, pasi sektori i zjarrfikëses Lushnje disponon vetëm një minizjarrfikëse e cila mbart vetëm 200 litra ujë./Klannews