Qeveria e Kosovës ka nisur procedurat për largimin e kryetarëve të zgjedhur në komunat në veri të, si dhe shpalljen e zgjedhjeve të reja, ashtu siç ka kërkuar Bashkimi Europian.
Në dokumentin e nënshkruar nga ana e ministrit Elbert Krasniqi ky grup e ka zgjedhur kryesues Besim Myrtezani, ndërsa si anëtarë Xhevat Tavën, Fetije Begollin e Flurim Arifin.
Ky grup do ta ketë përgjegjësinë për “hartimin e Udhëzimit Administrativ për caktimin e procedurave dhe afateve për iniciativën e qytetarëve për largimin e kryetarëve të komunave.”Afati që i është dhënë është deri më 1 shtator, raporton gazeta Sinjali.
Më herët qeveria e Kosovës ka deklaruar gatishmërinë e saj për përgatitjen e bazës ligjore për organizimin e zgjedhjeve të reja. Kryeministri Albin Kurti me disa deklarata të fundit la të nënkuptohej se zgjedhjet do të mbaheshin vetëm pas heqjes së masave ndëshkuese të BE-së ndaj Kosovës.