Psikologu i njohur nga Goettingeni, RagnarBeer, ka bërë një hulumtim në të cilin kanë marrë pjesë 2.600 meshkuj dhe femra, që i kanë tradhtuar partnerët apo partneret e tyre së paku një herë dhe të cilët kanë qenë të tradhtuar.
Flirti kryesisht zgjat
Hulumtimi ka treguar që tradhtia e cila përfshin edhe seksin për një natë është e rrallë, sepse vetëm 12 për qind e femrave dhe 15 për qind e meshkujve kanë deklaruar që vetëm për një natë kanë tradhtuar. Pothuajse 60 për qind kanë pranuar që afera u ka zgjatur më shumë se një muaj, ndërsa të tjerëve më shumë se një vit.
Përveç kësaj, ata që kanë tradhtuar një herë, do të tradhtojnë sërish! 49 për qind e meshkujve tradhtarë dhe 55 për qind e femrave tradhtare kanë tradhtuar vetëm një herë. 12 për qind e meshkujve deri në dy herë, ndërsa 22 për qind e tyre më shumë se tri herë. Femrat nuk mbeten shumë prapa meshkujve: 20 për qind i kanë tradhtuar bashkëshortët dy herë, 10 për qind tri herë, ndërsa 15 për qind më shumë se tri herë.