Ja disa këshilla të cilat janë ndihmuese nëse doni të kuptoni për parfumin tuaj nëse është origjinal apo jo:
1.Kontrolloni së pari mbështjellësin e parfumit.
Parfumet origjinale kanë celofan të mbështjellë rreth kutisë.
Kontrolloni nëse celofani është i mbështjellë në mënyrë të gabuar apo nëse është i ndryshuar në ndonjë vend, pasi që nëse ka ndonjë dëmtim në celofan atëherë parfumi ka gjasë të mos jetë origjinal.
2.Shpesh mund të vëreni autenticitetin e parfumit duke shikuar pjesët e kutisë.
Para se të hapni parfumin me kujdes shikoni nëse në kuti ka ndonjë shenjë të mbështjelljes apo dizajnit joprofesional.
3. Parfumet origjinale kanë numrin e kontrollit dhe numrin serik.
Nëse në kutinë e parfumit nuk gjeni numra në formë kodi, atëherë parfumi nuk është origjinal. Gjithsesi ju mund të kërkoni në internet në faqen me loon e parfumit për të krahasuar elementet.