Ishulli grek Hidra në shikim të parë nuk duket ndryshe nga fqinjët e saj. Ashtu sikurse ishujt e tjerë në detin Egje, ka rrugë të bardha, aromë jasemini dhe pamje mahnitëse të ujërave blu përreth zonës.

Por, ajo që e veçon Hidrën nga ishujt e tjerë është mënyra e transportit tek banorët. Vendasit i kanë rezistuar zhurmës së borive, duke përqafuar tingullin e thundrave të kuajve.

Këtu, mungesa e makinave nuk është një dukuri e rastësishme, pasi automjetet mbahen qëllimisht larg. Kjo për shkak se ekziston një ligj vendas që ndalon operimin e mjeteve të motorizuara brenda ishullit, përveç automjeteve të zjarrfikësve si dhe ambulancave.

Kështu, 2,500 banorët e këtij ishulli grek shëtisin me mushka, gomarë dhe me kuaj të vegjël.