Depoja është përdoruar për t’ua shpërndarë armët bandave të dhunshme

Kryeministri, Albin Kurti, ka reaguar pas aksionit të Policisë së Kosovës në Zveçan ku kanë bastisur një depo armësh. Të pranishëm gjatë aksionit kanë qenë edhe pjesëtarë të KFOR’it.

Kurti tha se kjo depo është përdoruar për kontrabanduar armë në Kosovë për t’ua shpërndarë bandave të dhunshme.

”Një tjetër fitore për sundimin e ligjit dhe sigurisë. Policia dhe KFOR bastisi një depo armësh në Zveçan të përdorur për të kontrabanduar armë në Kosovë për t’ua shpërndarë bandave të dhunshme. U konfiskuan armë të tipit ushtarak si pushkë automatike, granata dore dhe eksplozivë“, ka shkruar Kurti .