Një zjarr i madh ka rënë gjatë natës në malin Shpirag duke marrë përmasa të mëdha për shkak të erës. Zjarrfikësit kanë luftuar gjatë gjithë natës me mjete rrethanore për shkak të mungesës së rrugës për fikjen e zjarrit.

Në ndihmë të zjarrfikëseve të Beratit kanë mbërritur edhe forcat e ushtrisë dhe helikopterë, që kanë kryer hedhjen e ujit nga ajri. Pas disa orësh zjarri u shua mëngjesin e sotëm.Si pasojë e zjarrit janë djegur 100 rrënjë pemë frutore dhe rreth 40 ha me shkurre e ferra. Fatmirësisht nga zjarri nuk ka pasur dëme në njerëz apo banesa.