Banorët e Zall Herrit, konkretisht banorët e fshatit Pinar, Priskë e Vogël dhe Herraj, po protestojnë sërish sot pasi kërkojnë asfaltimin e 3500 m rrugë.
Ata thonë se rruga e pashtruar kthehet në një problem për ta, kryesisht në stinën e dimrit. Sipas tyre mjetet e tonazhit të rëndë kanë shkatërruar plotësisht rrugën.Banorët kanë paralajmëruar se nuk do të dërgojnë fëmijët në shkollë deri në zgjidhjen e këtij problemi.“Është dëmtuar rruga, ka shumë pluhur. Do të bëj denoncim te SPAKU. Kam rrugën 6.5 km.”, u shpreh një banor.“Fëmijët nuk do të shkojnë në shkollë derisa të marrin zgjidhje. Pluhuri e balta përditë, ku do të shkojnë?”, tha një tjetër banor