Ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar qeverinë për vrasjen e djeshme në Vlorë, ku iu bë atentat 41-vjeçarit Leart Keka.
Berisha shprehet se “policia njoftoi ministrin” se banditët po i hanë kokën njëri-tjetrit, në përputhje me “porosinë e krim-ministrit”. Lideri historik i PD thotë se Shqipëria e ka hequr dënimin me vdekje, “por Edi Rama ka liçensuar bandat për zbatimin e tij”.Mes të tjerash, ish-kreu demokrat e ka cilësuar Vlorën si një qytet me “turizëm dhe ekzekutime”.