“Tempulli” hapi 300 vende pune.

Nga Faik Basha

U arrestuan përdoruesit dhe tek-tuk ndonjë shpërndarës, ndërkohë kokat e 23 grupeve po trajnojnë ushtarët e rinjë.
Ushtarët që kishin i mori policia për trajnim të specializuar në burgje.
Dihet që burgu e rrit shkallën e prodhimit të recidivistëve. Ata do të hyjnë në shkollën e burgut, do të kontaktojnë krimin masiv, dhe do të krijojnë lidhje të reja edhe më të forta se çi kishin.
Misioni i vetëm i burgjeve në shqipëri është të sigurojë qe të burgosurit të mos arratisen, reabilitimi dhe riintegrimi nuk ekziston.

Në 10 vite në vendin tonë janë vënë në pranga 35 mijë qytetarë pra 2.2% e popullsisë që jetojnë ne Shqipëri.
Çfar drame, çfar dështimi shoqëror dhe politik.

Pra, jo vetëm shoqëria gjeneron krim, por edhe vetë fakti i goditjes së krimit ka shtuar sasinë e energjisë kriminale në shoqëri.

Misioni i Ramës: Të ecim sëbashku nga dështimi në dështim.
Rruga e vetme për tu përballur me këtë regjim është forca popullore 🇦🇱✌️🇦🇱

I pa fe, dinë e iman.