Në një pikë të jetës shumë njerëz kanë vendosur se duan të lënë gjurmën e tyre në histori. Nga ndryshimi i botës tek akrobacitë e çmendura, ka një vend për këdo. Këtë vend e provon më së miri Libri i Rekordeve Guinness dhe më poshtë mund të gjeni disa njerëz të pazakontë që do të shfaqen në botimin e vitit 2024.
Kollotumba

Mia Peterson, një 16-vjeçare nga Kalifornia ka thyer rekordin për numrin më të lartë të njerëzve që i ka kapërcyer me një kollotumb. Ajo mundi të hidhej nga pista e pjerrët dhe të kalonte 12 njerëz me një rrotullim 180 gradë duke hyrë në Guinness.
Xhonglim

16-vjeçari Simeon Graham nga Birmingami ka thyer tre rekorde për numrin më të lartë të sendeve të xhongluara njëkohësisht brenda një minute me pesë, gjashtë dhe shtatë objekte.
Koleksion arushësh

Nicolas Cherrywood nga SHBA është në të njëzetat e vona, por kjo s’e ka ndaluar të koleksionojë arushë pelushi. Koleksioni i tij me arushë është më i madhi në botë dhe ka rreth 1234 prej tyre që arrijnë një vlerë prej 100.000 Paund.
Një krifë mbretërore

Amir Menendez është vetëm 14 vjeç por është mashkulli me flokët më të mëdhenj ‘afro’. Flokët e tij janë 19.67 cm të gjatë, arrijnë një gjerësi 24.83 cm dhe diametri është 226 cm.
Shtëpi letre

Tian Rui është një rekordmen kinez që ka mundur të ndërtojë shtëpinë më të lartë në botë me letra bixhozi. Shtëpia e tij me 27 kate është 2.17 metra e lartë.
Të luash me zjarrin

Grace Good nga SHBA mban rekord për kërcimin me numrin më të lartë të rrathëve të zjarrtë në të njëjtën kohë, tetë.
Drejt hapësirës

Emiratet e Bashkuara Arabe kanë mundur të grumbullojnë numrin më të madh të njerëzve të veshur si astronautë, 940.
Ninxha

Amerikania Ginny Maçoll është 73 vjeçe dhe njëkohësisht “atletja ninxha” më e vjetër në botë.
Të kapërcesh kufijtë

Tom Enoch vuan nga sindroma Down por ka 24 rekorde Guiness në kategorinë e njerëzve me aftësi të veçanta. Rekordi më i fundit është realizmi i 16 pompave që pasohen nga një kërcim në ajër brenda një minuti.
Kalërim

Amanda Staalsoe nga Danimarka ka arritur të kryejë 13 kërcime hipur mbi një kalë brenda harkut kohor të 30 sekondave.
Flokë të paharrueshëm

Sidakdeep Chala ka hyrë në Librin Guinness në moshën 15-vjeçare sepse është adoleshenti me flokët më të gjatë në botë, 130 cm.
Symbyllazi

Ryusei Ouchi ka kryer 33 manovra brenda një minuti me sy të lidhur mbi një skejtbord./tvklan.al