Falëë Egjiptit të lashtë, shkencëtarët kanë mundur të përftojnë “aromën e përjetësisë”.

Ata kanë krijuar aromën e lëngut të balsamosjes që është përdorur për ruajtjen e një mumieje në Luginën e Mbretërve. Bëhet fjalë për një grua të quajtur “Stolia e mbretit” e cila ka jetuar 3500 vjet më parë dhe ishte mëndesha e faraonit Amenhotep II.

Aroma e lëngut të balsamosjes përmban dyllë blete, i cili përdorej për ta ruajtur nga bakteret, diçka të ngjashme me aromën e vaniljes dhe rrëshirë pishe. Gjithashtu ka edhe aromë zifti sepse shpesh egjiptianët e përdornin për të ruajtur organet nga lagështia dhe insektet.Ajo u përftua me kampionët e dy kavanozëve ku ndodheshin mëlçia dhe mushkëritë e Senetnay, që janë marrë rreth një shekull më parë nga arkeologu Howard Carter. Lëngu i balsamosjes u nda në molekula individuale nëpërmjet një procesi ku substancat ‘bombardohen’ me gaz në mënyrë që të copëzohen në fragmente.

Analiza e Senetnay mund të tregojë se egjiptianët kishin nisur tregtinë 1000 vite më herët se sa mendohej deri më tani. Kokrrat e piperit në flegrat e hundës së faraonit Ramses II, të ardhura nga India tregojnë që vendet kryenin tregti me njëra-tjetrën.

Një rrëshirë me aromë të fortë, e quajtur dammar, të cilën shkencëtarët mendojnë se e kanë gjetur te mumia daton 250 vjet përpara vdekjes së Ramsesit II, e për pasojë, marrëveshjet tregtare janë edhe më të hershme.

Dammar mund të gjendej vetëm nga pemët dipterokarpe që ndodhen në Azinë juglindore. Nëse prania e tij te mumia konfirmohet, egjiptianët e lashtë kanë hyrë në Azi një mijëvjeçar më parë se sa mendohej.

Aroma e lashtë do të prezantohet në muzeun Moesgaard në Danimarkë./tvklan.al