Kënga Magjike” nuk do të zhvillohet këtë vit. Producenti Ardit Gjebrea mësohet se ka vendosur që të anulojë një prej festivaleve më të njohura të muzikës shqiptare.
Sipas Prive, ndryshe nga vitet e kaluar “Kënga Magjike” këtë vit ka mungesë organizimi dhe interest të ulët për të marrë pjesë.
Kjo është hera e dytë që festivali i muzikës anulohet, pas asaj në vitin 2020 për shkak të pandemisë.
Festivali i “Kënga Magjike” është bërë traditë përmbi dy dekada, por këtë vit do mungojë në ekranin shqiptar.