26-vjeçari me incialet D.Gj ka është arrestuar në kuadër të megaoperacionit policor “Tempulli”, për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike.
Mësohet se i riu është arrestuar nga Policia në rrugën e Kavajës në Tiranë në vijim të operacionit kundër krimit të organizuar. Vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të shpallur në kërkim në kuadër të këtij megaoperacioni.
Më parë, gjatë zhvillimit të këtij operacioni, janë sekuestruar 10 kg lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa, 3.7 kg kokainë, 150 doza heroine, 1 armë zjarri pistoletë, 12 automjete, 78 celularë, 12 peshore elektronike, 3 motomjete, 30 000 euro, 6000 paund, 4 500 000 lekë dhe 12 targa automjetesh.
Kujtojmë, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku bëri të ditura disa detaje për megaoperacionin anti-drogë, në sajë të të cilit janë vënë në pranga 233 persona, si dhe vijon kërkimi për 82 të tjerë, anëtarë të këtyre grupeve kriminale.
Gjatë këtij aksioni policor i nisur prej muajsh u sekuestruan 829 kanabis, 61 kg heroinë, 15 kg heroinë dhe 15 ekstazi, si dhe një shumë e madhe parash, një lloj droge e re, në formë xhelatine e cila vinte nga jashtë, kryesisht me postë. Shpërndarësit e drogës u arrestuan, pasi agjentë të infiltruar bënë blerje të stimuluara të lëndëve narkotike.
Urdhërat e ndalimit janë dhënë për shtetasit:
- Leonard Dervishllari,
- Dhimiter Buli,
- Endrit Afesllari,
- Naum Cobani,
- Erion Bardho,
- Andrea Barmashi,
- Marko Ziko,
- Klavio Prishtina,
- Dorian Beçka,
- Arjan Zengo
- Denis Potgorija
Gjatë këtij aksioni janë sekuestruar 3 kg kokainë dhe shuma të mëdha parash, si dhe është konstatuar edhe një lloj droge e re, në formë xhelatine e cila vinte nga jashtë, kryesisht me postë. Shpërndarësit e drogës u arrestuan, pasi agjentë të infiltruar bënë blerje të stimuluara të lëndëve narkotike.