Zëvendësdrejtori i Policisë në Mitrovicë të Veriut, Veton Elshani, tha për portalin rtv21.tv se do t vendoset se si të procedohet tutje pas përfundimit të aksionit të bastisjes në Banjskë.

Ndryshe të dielën, më 24 shtator një polici i Kosovës, Afrim Bunjaku mbeti i vrarë  si pasojë e një sulmi terrorist në Banjskë të Zveçanit, derisa  aksioni  janë konfirmuar tre sulmues të vrarë e tetë të arrestuar.

Policia e Kosovës ka kryer bastisje ku ka konfiskuar arsenal armësh dhe mjetesh të ndryshme, të cilat u prezantuan edhe nga ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla e drejtori i Policisë, Gazmend Hoxha.

Kurse, Gjykata Themelore në Prishtinë të martën ka caktuar nga një muaj paraburgim për të dy të dyshuarit për sulmin në Banjskë./21Media