Shkaktarët e stresit janë përditë gjithnjë e më të shumtë, mirëpo përgjigjen fiziologjike mund të shmangni nëse “e mashtroni” trurin me frymëmarrje të drejtë kundër stresit!

I ekspozuar stresit të vazhdueshëm trupi ynë prodhon sasi të mëdha kortizoli, hormon stresi, ritmi i rrahjes së zemrës shpejtohet, muskujt tendosen.

Mirëpo, e mundshme është të arrihet situata e kundërt: me frymëmarrje të ngadalshme do të mashtroni trurin dhe do t’i mundësoni ta gjejë qetësinë e nevojshme.