Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, Majlinda Bregu jep lajmin e mirë se ashtu siç është premtuar, çmimet e roaming në Bashkimi Evropian-Ballkani Perendimor do të jenë më të lira.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale ajo shkruan se nga sot qytetarët do të flasin më lerë dhe lirshëm me Europën.

Kujtojmë që operatorë e telekomunikacioni nga Bashkimi Evropian (BE) dhe Ballkani Perëndimor (BP) nënshkruajtën në Samitin e Tiranës, në dhjetor të 2022, uljen e tarifave të roaming midis BE-së dhe BP-së. Marrëveshje e cila do të niste që nga 1 tetori 2023.