Në Shqipëri, ambasada e Shteteve të Bashkuara dhe delegacioni i Bashkimit europian i bënë thirrje të martën partive politike dhe institucioneve të përfshira në proceset zgjedhore, që të zbatojnë rekomandimet e raportit përfundimtar të Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të OSBE/ODIHR-it për zgjedhjet vendore të 14 majit, të publikuar pak ditë më parë.
Në vlerësimin e përgjithshëm për zgjedhjet, raporti i referohej deklaratës së bërë nga misioni të nesërmen e ditës së votës, ku theksohej se zgjedhjet “në përgjithësi ishin të administruara mirë, konkurruese dhe të mbajtura me pjesëmarrjen e forcave kryesore politike, por procesi u karakterizua nga polarizimi i vazhdueshëm midis partive kryesore politike. partive dhe ndarjes së thellë brenda opozitës. Rastet e keqpërdorimit të burimeve shtetërore në nivel qendror dhe lokal, pretendimet për presion mbi punonjësit e sektorit publik dhe votuesit, dhe pretendimet për blerje votash ishin shqetësuese”duhet të lexohen në lidhje me rekomandimet e mëparshme të ODIHR-it, të cilat mbeten për t’u adresuar”.
Në ato që konsiderohen si rekomandime parësore, ODIHR sugjeron se “organet ligjzbatuese duhet të bëjnë të gjitha përpjekjet për të identifikuar dhe hetuar në mënyrë të pavarur të gjitha pretendimet për shkelje zgjedhore, përfshirë blerjen e votës, presionin ndaj votuesve dhe keqpërdorimin e burimeve administrative, në mënyrë të plotë, në kohë dhe transparente”. Po ashtu kërkohet që “autoritetet të bëjnë përpjekje të sinqerta për të rritur ndërgjegjësimin për fenomenin e kahershëm të blerjes së votës dhe rreziqet që ajo paraqet për integritetin e zgjedhjeve.
Rekomandimet e tjera prekin çështjen e fshehtësisë së votës, keqpërdorimin e burimeve administrative, çështjet që lidhen me mediat si dhe ato që lidhen me stabilitetin e administratës zgjedhore. Sipas ODIHR-it “për të siguruar një kuadër zgjedhor gjithëpërfshirës dhe të qëndrueshëm, të gjitha entitetet vendimmarrëse, duke përfshirë parlamentin, partitë e tij politike dhe palët e tjera të interesuara zgjedhore, duhet të angazhohen për një reformë kuptimplote zgjedhore dhe të adresojnë të gjitha rekomandimet e ODIHR”.