Ka reaguar për herë të parë vëllai i vajzës 26-vjeçare e cila u përdhunua nga 4 persona në Vlorë.
Ai tha se edhe pse në fillim në njoftimin zyrtar policia tha se bëhej fjalë për tre persona, ata ishin katër persona. Vëllai i viktimës u shpreh se nëse shteti do ua falë këtë vepër atyre personave ai vetë nuk ka për t’ua falur kurrë.
“Ata janë katër persona, nuk janë tre persona dhe nëse shteti i fal, nuk i fal unë. Nëse shteti apo gjykata do i fal, unë nuk i fal”,-tha ai per Euronews Albania, ndërkohë që shtoi se motra e tij i kishte rrëfyer se ajo kishte dalë me një person në lokal, ku kishte pirë diçka, ndërsa të tjerët i ishin bashkuar në hotel.
Vëllai i viktimës tha se ai kishte dyshime për mënyrën se si po bëhej hetimi pasi ekspertiza mjekoligjore u bë shumë vonë.
“Ekspertiza mjekoligjore i është bërë pas 5 ditësh, ndërkohë që duhet t’i bëhej brenda 72 orëve,” – u shpreh vëllai i vajzës.