Njeriu që ka porosituar dhe paguar dhomën në Vlorë, ku për 40 minuta u përdhunua nga tre meshkuj vajza 26-vjeçare me inicialet D.M, është Albi Ceno.

Ky personazh që tashmë ndodhet i arrestuar është njeriu që ka paguar dhomën dhe më pas ka çuar vajzën në katin e dytë, ku ndodhej dhoma e hotelit.

Ndërsa nga dera e pasme e hotelit, ku nuk ka pasur kamera, kanë hyrë dy shtetas të tjerë në dhomë, që janë Gentjano Mehmeti dhe Oltjan Tahiri.

“Ora News” ka mësuar se futja e tyre brenda në dhomë është bërë pa dijeninë e sportelistit dhe vetë menaxherit të hotelit, i cili ka deklaruar në polici se Tahiri dhe Mehmeti, nuk janë regjistruar në rregjistrin e prenotimeve të vizitorëve në hotel.

Sipas menaxherit, ai nuk ka njohje me asnjë nga personat që vizituan hotelin e tij, po ashtu vajzan D.M ishte hera e parë që e shikonte në këtë hotel.

Për 40 minuta me rradhë 26-vjeçaria është përdhunuar nga tre personat, ndërsa në dëshminë e tij, dhënë në polici i arrestuari Albi Ceno, ka deklaruar se vajza i kishte ngacmuar vetë.

Ceno, tregon se edhe pse vajza D.M i ka ngacmuar sërisht ajo nuk ka mundur të kryejë marëdhënie seksuale me tre djemtë, pasi nuk ishte në gjëndje fizike për shkak të situatës ku ndodhej.