Facebook dhe Instagram janë ndër dy platformat më të përdorura të teknologjisë, të cilat për shumicën e njerëzve janë kthyer në varësi, kryesisht për fëmijët.

Pikërisht për këtë arsye 41 shtete kanë vendosur të padisin META- n duke pretenduar se është kthyer në varësi shkatërruese. Ata ngrenë shqetësimin se fëmijëve nën 13 vjeç, u merren informacione personale pa miratimin e prindërve.

Ndërkohë nga ana tjetër një padi federale dhe padi shtetërore pretendojnë se gjigandi i teknologjisë në mënyrë të qëllimshme ka projektuar funksionalitete në platformë me synimin që fëmijët dhe adoleshentët të vetëvriten.

“Motivi i tyre është fitimi dhe në përpjekje për të maksimizuar përfitimet financiare, Meta ka mashtruar vazhdimisht publikun në lidhje me rreziqet thelbësore të platformave të saj të mediave sociale”, shkruhet në padi.