Komuniteti Shqiptar në Greqi publikoi në rrjete sociale një vendim që sipas tyre, ndalon emigrantët shqiptarë të hyjnë apo dalin nga territori grek pa leje qëndrimin.

Ky vendim pritet të zbatohet pas datës 30 Mars 2024. Para kësaj date, emigrantët duhet të jenë kthyer në Greqi, ose ndryshe nuk do t’ju lejohet hyrja.

Njoftimi:

Të gjithë emigrantët që jetojnë në Greqi dhe janë në pritje të lejes së qëndrimit, mund të udhëtojnë drejt vendeve të tyre vetëm me leje qëndrimi. Nëse jeni në pritje të lejes së qëndrimit dhe keni në duar vërtetimin, nuk mund të udhëtoni as drejt vendit tuaj, pas datës 30 mars 2024.