Mbi 200 pasagjerë te kompanise Air Albania, mbeten ne pritje ne në aeroportin e Stambollit.

Qindra pasagjerë që udhëtojnë me linjën “Ari Albania” nuk kanë mundur të fluturojnë, raportuan disa media, referuar denoncimit te pasagjereve.

Problematikë ka qenë linja Stamboll –Tiranë dhe anasjelltas si dhe fluturimet drejt Milanos të cilët një ditë më parë u anuluan.

Në faqen e aeroportit të Nënë Tereza, njoftohen se fluturimi Stamboll- Tiranë me këtë linjë do të vonohet mbi 6 orë. Edhe nisjet nga Tirana në Stamboll janë shtyrë duke i lënë pasagjerët me orë të gjata pritjeje.

Nderkohe kompania, ne faqen e saj zyrtare dhe permes disa persoanzheve qe i paguan per PR e marketing, ka shperndare nje lajmerin ku thekson se avioni i saj “u sulmua” nga zogjte ne Rinas.