Një vendim i Federatës Franceze të futbollit, nuk i lejon lojtarët e cdo kategorie të mbajnë agjërim. Ky nuk është një rregull i shkruar por një urdhër i qartë që nxit tension të lartë tek lojtarët e besimit islam.

Kujtojmë që një vit më parë disa lojtarë te U-21 kërcënuan grevë nëse do të ndaloheshin të mbanin agjërim. Më pas ndërhyri presidenti Philippe Diallo duke thënë se ky është rregull për të gjithë.