Portugezi vrasës Ruben Saraiva doli ditën e sotme para gjzkatës së Lezhës, ku iu komunikua masa arrest me burg. Sipas Prokurorisë së Lezhës, pas ekspertizës së ADN në rrobat e përdorur ditën e ngjarjes është përshtatur gjenetikisht me shtetasin portugez.
Avokati Kujtim Cakrani hodhi akuza ndaj Prokurorisë dhe Policisë së Lezhës duke pretenduar se ka qenë dëshmia e një zonje që është marrë parasysh nga grupi hetimor dhe kjo është e vetma prove që ka prokuroria.