Një autobus i linjës Fier-Patos rrezikoi të merrte flakë në afërsi të fshatit Portez. Ka qenë shoferi i autobusit ai i cili ka kuptuar defektin që po ndodhte dhe ka larguar me shpejtësi pasagjerët nga autobusi. Për fat të mirë nuk pati asnjë të lënduar.
Në vendngjarje mbërritën dy zjarrëfikëse të cilat bën të mundur shuarjen e flakëve.