I ftuar në emisionin “Intervista e ditës” me gazetaren Fationa Molla, eksperti i sigurisë Fatjon Softa foli mbi rreziqet që na kanosen nga krimi kibernetik. Ai u shpreh se vendi ynë është tepër i ekspozuar nga krimi kibernetik dhe një nga arsyet sipas tij është ekspozimi i Shqipërisë si një faktor kryesor në Bashkimin Europian.

“E gjendur në këto kushte, sulmet kibernetike që kanë ndodhur deri tani nuk do të jenë të fundit” , tha ai. Softa përmendi rastet kur vendi ynë është goditur së fundmi, duke nisur nga ato të rrjedhjes së të dhënave, sulmi mbi faqen E-albania dhe faqen zyrtare të Parlamentit të Shqipërisë.


Eksperti i sigurisë Fatjon Softa nuk la pa përmendur edhe ekspozimin e të rinjve në rrjete sociale duke thënë se është kthyer në një burim të rrezikshëm informacioni i pakotrolluar në duart e të rinjve.


I pyetur se cilat janë masat që duhen marrë për parandalimin e këtyre rasteve, ai ja la përgjegjësinë organeve qeveritare të cilat duhet të përgatitin persona të aftë për mbrojtjen e faqeve zyrtare me ndjeshmëri të lartë në publik, sic ishte edhe rrjedhja e të dhënave të cilat ulën besueshmërinë e qytetarëve dhe bizneseve tek shteti.//TVA NEWS