Opozita ka kthyer në një festë zgjedhjet lokale në Turqi. Kandidatët e partisë opozitare në Ankara dhe Stamboll shpallën fitoren me diferencë të thellë nga kundërshtarët e tyre.
Kryebashkiaku aktual i Stambollit, Ekrem Imamoglu, kryeson me 10% ndaj rivalit të tij, Murat Kurum, duke marrë mbështetje të fortë nga banorët e qytetit.
Kujtojmë se Erdogan dështon për herë të dytë të fitojë qytetin ku u rrit, duke i dhënë një goditje popullaritetit të tij. Ndërkohë, në Ankara rezultati është edhe më i thellë, me kryebashkiakun aktual të opozitës që shpalli fitoren me gjysmën e votave të numëruara.
Opozita kryeson edhe në qytete të tjera të mëdha, duke adresuar shqetësimet mbi inflacionin dhe varfërinë.
Si Yavas, kryebashkiaku i rizgjedhur në Ankara dhe kolegu i tij në Stamboll, Imamoglu, pritet të jenë pretendentët e ardhshëm në zgjedhjet presidenciale të 2028-ës.