Opozita është shprehur kundër projektligjit për zhvillimin e territorit, e cila nisi disa debate midis Komisionit të ligjeve dhe veprimtarisë prodhuese.
Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazmend Bardhi deklaroi se ligji është klientelist, në shërbim të oligarkëve dhe i zgjeron komperencat kryeministrit. Pas qëndrimeve të opozitës, ligjet vendosën të shtyjnë votimin, ndërsa në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese, projekligji u miratua në parim.
Por teksa në Komisonin për ceshtjet ligjore u miratua shtyrja e votimit, në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese, projekligji u votua parimisht me 11 vota pro.
Edhe në këtë komision, deputetët e opozitës shprehen kundërshtim për ndryshimet që kërkohen ti bëhen ligjit, duke argumentuar se po i rrëmbehen kompetencat pushtetit vendor, duke ja dhënë ato kryeministrit.
Debate pati edhe per krijmin e ‘Këshillit Komnbëtar të Territorit dhe Ujit’ në funksion të këtij projektligji, si dhe për procedurat e përshpejtuara sa i takon aplikimeve për investime strategjike dhe zhvillime komplekse brenda brezit bregdetar.
