Superylli i Real Madridit, Jude Bellingham, do të kthehet në një rol qendror në mesfushë sezonin e ardhshëm, sipas “Marca”.
Përpara se të transferohej në “Santiago Bernabeu”, anglezi zakonisht vepronte në një rol tjetër dhe jo si mesfushor sulmues.
Këtë sezon, 20-vjeçari ka pasur një rol mjaft të avancuar, gjë që e ka lejuar të kontribuojë në sulm.
Që kur iu bashkua “Los Blancos” në verën e vitit 2023 për 103 milionë euro nga Borussia Dortmund, ai ka bërë 40 paraqitje në të gjitha kompeticionet.
Nga ato ndeshje, Bellingham ka shënuar 23 gola dhe ka dhënë 12 asiste.
Paraqitjet e tij kanë ndihmuar Real Madridin të fitojë titullin e La Ligës këtë sezon dhe të kualifikohen në finalen e Champions League, ku do të përballen me skuadrën gjermane Borussia Dortmund në stadiumin “Wembley” më 1 qershor.
Nëse Bellingham zhvendoset në mesfushë, Real Madridi mund të përdorë një mesfushë me tre lojtarë, ndërsa luan me dy sulmues krahu dhe një qendërsulmues.
Lëvizja duket e arsyeshme, veçanërisht nëse mbërritja e përfolur e Kylian Mbappe në Madrid realizohet.
Me Rodrygo dhe Vinicius Junior në krahë, Mbappe mund të marrë rolin e numrit nëntë.
