Presidenti rus Vladimir Putin i ka vlerësuar marrëdhëniet midis Moskës dhe Pekinit duke shprehur besimin në ndërveprimin vëllazëror midis dy vendeve.

Putin u shpreh se rusët dhe kinezët janë “përgjithmonë vëllezër” gjatë fjalimit të tij në 75-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve.

“Jam i sigurt se do të vazhdojmë të forcojmë frymën vëllazërore të partneritetit harmonik ruso-kinez”, theksoi presidenti rus, i cili ka takuar sot homologun e tij kinez Xi Jinping.

Putin po zhvillon sot një vizitë zyrtare në Kinë, e cila është e para jashtë vendit pas rizgjedhjes dhe inaugurimit, dhe e dyta në Kinë në më pak se një vit.