1. Koha po kalon shpejt.
  2. Injorantët po i mbisundojnë të mençurit.
  3. Marrëzia u bë modë.

Institucionet, mediat dhe televizionet u japin famē budallenjëve.

I mençuri u përjashtua, u izolua, u la në lloç.

E kanë Institucionalizuar bullizmin, thashethemet, akuzat, ofendimet, mizogjininë, sadizmin, mazohizmin, padijen, llukizmin, pabarazinë.

Nëse s’dukesh bukur – nuk ekziston.

Nëse s’je budalla – nuk je interesant.

  1. Paraja u bë zot – Ideali më i madh.
  2. Krejt janë djallëzuar.

Nuk dihet më kush është Dexhalli.

  1. U zhduk besnikëria.

Shumica e burrave të rrejnë në sy – pa asnjë zor, shumica e grave vazhdojnë të mbijetojnë duke e aktruar durimin.

  1. Jo rrallë herë u lakmon atyre që kanë shkuar prej këtuhi – e kanë heq gajlen.