“Bota në sytë e Greilit” është më shumë sesa thjesht një libër (me piktura). Është bota e një artisti në shpirt, siç është Greili. Një botë plot ngjyra, jetë e gjallëri.
Ky libër ishte një nga projektet e mësuese Ina Kasimatit që për fat të këq nuk mundi ta përfundonte dot. Porosinë ajo ia la Blerinës, një mike e saj psikologe. Greili ishte djali që frymëzoi me artin e tij, me pikturat e tij që ky libër të botohej.
Jeta e Greilit, artist në shpirt
Greil Kondakçlu, 17-vjeç, lindi në Tiranë, më 28 tetor 2006. Greili lindi si një fëmijë i bukur me shumë energji. Kur bëri vitin, prindërit filluan të vërenin disa gjëra të pazakonta në sjelljen e Greilit. E thërrisnin, por ai nuk reagonte dhe dukej sikur nuk shihte në sytë e tyre. Pas vizitave të shumta mjekësore, u diagnostikua me autizēm. Megjithatë, mami Bruna nuk u dorëzua kurrë dhe punoi vazhdimisht me Greilin.
Kur Greili shkoi në klasën e parë, ai mësoi të shkruante dhe të lexonte. Ai përfundoi shkollën e mesme të nivelit të ulët dhe shkollën e mesme nëntëvjeçare. Nga fundi i klasës së nëntë, ai tregoi talentin e tij. Fillimisht vizatoi një shtëpi në mal dhe detin poshtë malit. Në punën e tij, përdori ngjyrën blu për detin dhe qiellin e pafund, një simbol i paqes dhe qetësisë, si dhe vetë Greili, një fëmijë i dashur dhe paqësor.
Greili vazhdoi të zhvillonte aftësitë e u artistike, duke pikturuar dhe vizatuar me të gjitha ngjyrat që ekzistojnë në planet. Ai e dinte shumë mirë kuptimin e ngjyrave dhe i lexonte ato lehtë. Kur të tjerët shprehnin mendimet e tyre me fjalë, ai zgjidhte të shfaqte veten nëpërmjet pikturës. Ai është një burim frymëzimi për të gjithë.
Pasi kaloi një kohë, Greili u njoh me Blerinën. Ajo u magjeps nga pikturat e Greilit dhe më pas propozoi një projekt të ndërmarrjes së një libri me tregime për fëmijë, të interpretuar nëpërmjet pikturës së Greilit. Blerina u angazhua plotësisht në këtë projekt dhe nuk u ndal derisa ia arriti qëllimit për të bërë ëndrrën e tyre të përbashkët realitet.
Qëllimi i këtij projekti është të sensibilizojë shoqërinë në lidhje me fëmijët ose të rriturit me nevoja të veçanta, duke treguar se fëmijët si Greill kanë aftësi të veçanta, dhe pse jo të kthehet në një profesion të ardhshëm e të jenë të pavarur nga familja.
Greili, si një ndër ta, ka aftësinë për të pikturuar dhe për të shprehur veten nëpërmjet artit të tij.
Faleminderit nga zemra për kontributin, Blerina Lalaj!
Brunilda Kondakçiu, mamaja e një fëmije me nevoja speciale
Ky është libër kushtuar mësuese Ina Kasimatit për mbështetjen dhe kontributin e dhënë ndaj komunitetit tonë gjatë gjithë jetës së saj…
“Dashuroni jetën, por më shumë dashuroni veten!” Ina Kasimati
Mirënjohje Lisa Mati Arya për mbështetjen e besimin ndaj punës sime dhe artit të Greilit.
“Embrace the uniqueness in others, for therein lies the boundless potential to enrich our collective experience. Let go of expectations, nurture possibility, and ëatch the extraordinary unfold.”
Lisa Mati Arya
Është një thirrje për të sensibilizuar shoqërinë:
Le ta kthejmë vëmendjen tonë edhe te fëmijët me nevoja speciale dhe t’iu japim zë dëshirave, ëndrrave dhe pasioneve të tyre.
Le ta zbulojmë së bashku botën e Greilit…