Në kuadër të marrëveshjes së bashkëpunimit ndërrmjet Drejtorisë së Përgjithshme të Gjëndjes Civile të Ministrisë së Brendshme dhe Organizatës Ndërkombëtare të Policisë IPO, është hartuar programi për realizimin e trajnimeve me qellim ngritjen e kapaciteteve të stafit të DPGJC-së dhe të nëpunësve të shërbimit të Gjëndjes Civile në nivel kombëtar nëpërmjet zhvillimit të trajnimit të vazhdueshëm në tematikat që janë pjesë e punës dhe përgjegjësisë së veprimtarisë së DPGJC-së, u konkretizua sot zhvillimi i kursit të pare të trajnimit të nivelit të lartë 2 ditor “TRAJNIMI I TRAJNERËVE” FRONT OFFICE në marrëdhënie me qytetarin, komunikimi midis kolegëve dhe me marrësit e shërbimit.

Me iniciativen e Drejtorit të Përgjithshëm të Drejtorisë së Përgjithshme të Gjëndjes Civile Z. Vangjush Stavro, trajnimi u realizua në ambientet e Ministrisë së Brendshme nga Eksperti Italian, Instruktori i IPO Heaquarters Di. Ma. Prof. Dr Francesco Menga dhe Presidenti Ekzekutiv – CEO i IPO, Kriminolog Dr. Mareglen Tomori ku morën pjesë rreth 50 punonjës të Ministrisë së Brendeshme nga Drejtori dhe Sektore të ndryshme ku tematika kryesore ishte; “Komunikimi si bazë e kënaqësisë së qytetarëve dhe cilësisë së shërbimit komunikim verbal, joverbal, paraverbal, analiza e sjelljes, elementë të kriminologjisë, elemente të sjelljes në situata emergjente”.

ONP/IPO dhe DPGJC po angazhohen seriozisht dhe profesionalisht për zhvillimin dhe trajnimin e vazhdueshëm të stafit/aseteve njerëzore për të arritur standardet e trajtimit të kërkesave, ofrimit të shërbimit dhe rritjes së kapaciteteve nëpërmjet përmirësimit, bashkëpunimit, transparencës dhe efikasitetit të nëpunësve të DPGJC-së lidhur me rëndësinë e komunikimit dhe koordinimit brenda institucionit dhe jashtë tij.

Ministria e Brendshme 🤝
International Police Organization IPO HQ