Selia Qendrore e Organizatës Ndërkombëtare të Policisë IPO, organizoi Kongresin e 3-të Ndërkombëtar në Tiranë ditën e shtunë datë 22 Qershor në Hotel Tirana International.

Duke përqafuar parimin e IPO, “Të kontribuojmë së bashku, për një komunitet më të sigurt, për një të nesërme më të sigurt” dhe me udhëzime të Zyrës për Drogën dhe Krimin të Kombeve të Bashkura UNODC, ky Kongres ishte fokusuar në Krimin e Organizuar Ndërkombëtar dhe Kundër- Terrorizëm.

Ky event i rëndësishëm i nivelit të lartë ndërkombëtar i cili bëri bashkë më shumë se 200 pjesëmarrës, përfaqësues të seksioneve të ndryshme policore nga disa shtete të botës, u zhvillua në kuadër të marrëveshjeve të bashkëpunimit që IPO ka me Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit DPPSH dhe me Institucione të tjera shqiptare si Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile DPGJC në Ministrinë e Brendshme, Qendra e Parandalimit të Krimeve të të Miturve dhe të Rinjve QPKMR në Ministrinë e Drejtësisë, Drejtoria e Përgjithshme Burgjeve, Agjencinë Shtetërore për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijëve ASHDMF në Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale e Shqipërisë etj.., duke mbledhur 30 vende të ndryshme të botës, kryesisht nga Evropa dhe vendet e Ballkanit, Përfaqësues të nivelit të Lartë nga Institucionet Shtetërore, Agjencitë e Zbatimit të Ligjit si dhe Ekspertë nga sektori privat të cilët ndanë ekspertizën e tyre me të pranishmit.

“International Police Organization” IPO punon për të nxitur bashkëpunimin dhe mirëkuptimin ndërkombëtar midis agjencive të zbatimit të ligjit dhe promovimin e praktikave efektive dhe efikase të policisë.
Ku u fokusuan prezantimet?
Prezantimet u fokusuan në demonstrimin se si IPO bashkëpunon me institucione të ndryshme ndërkombëtare për të ofruar zgjidhje sigurie të dhe bashkëpunimi mes instituticioneve shtetërore dhe aktorëve të tjerë.

Kongresi ishte një risi serioze për të bashkuar të gjithë drejtuesit dhe anëtarët e seksioneve të IPO-s për t’u njohur me njëri-tjetrin, për të shkëmbyer ide dhe përvoja si dhe për të ndarë ekspertizën e tyre me njëri-tjetrin.
Çfarë është IPO “International Police Organization”?
IPO është një OJQ Shumëkombëshe, Profesionale dhe Edukative në Status Konsultativ të Veçantë me ECOSOC të Kombeve të Bashkuara që nga viti 2022 që përmes edukimit dhe punës shkencore, synon të krijojë mjete teorike dhe praktike për të shërbyer si një urë lidhëse midis komunitetit dhe forcave të rendit duke bashkuar struktura profesionale civile dhe të sigurisë të kontribuojmë së bashku për një komunitet më të sigurt dhe një të nesërme më të sigurt.