Me ftesën dhe koordinimin e Bashkisë Gramsh, Organizata Ndërkombëtare e Policisë ONP / International Police Organization IPO, me mbështetjen e Ministrisë së Brendshme, në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Gjendjes Civile DPGJC pranë Ministrisë së Brendshme, Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit – DPPSH, me Qendrën e Parandalimit të Krimeve të të Miturve dhe të Rinjve – QPKMR pranë Ministrisë së Drejtësisë, Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve DPB, Agjencinë Shtetërore për të Drejtat edhe Mbrojtjen e Femijës – ASHDMF pranë Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Nismën për Ndryshim Shoqëror ARSIS, organizuan në ambjentet e Pallatit të Kulturës Gramsh me date 1 Gusht 2024 një “Tryezë Konsultimi” të përbashkët me Përfaqësuesit e Prefekturës së Qarkut Elbasan, Përfaqësuesit e Prokurorisë, me Përfaqësuesit e strukturave të Sigurisë Publike, strukturave të shërbimit për Mbrojtjen nga Zjarri dhe Shpetimit MNZSH, strukturave të Emergjencave Civile, Drejtorisë Arsimore dhe Oficerët e Sigurisë në Shkolla, Njesitë e Mbrojtjes së Femijëve NJMF dhe Shërbimit Social të Bashkisë Gramsh si dhe Përfaqësues nga shoqeria Civile të qytetit të Gramshit, me temë: “Bashkepunimi ndërinstitucional dhe me komunitetin” me synim rritjen e kapaciteteve institucionale dhe edukimin qytetar për parandalimin e krimit, menaxhimin e emergjencave dhe sigurisë në komunitet.
Fjalën e hapjes e mbajti Kryetari i Bashkisë Gramsh Z. Besion Ajazi ku pasua nga Zv. Prefekti i Qarkut Elbasan Z. Albert Ceci dhe vijoi më pas me prezantimin e tematikës Dr. Mareglen Tomori Presidenti Ekzekutiv – CEO Organizatës Ndërkombëtare e Policisë IPO dhe relatorët e panelit, Znj. Alma Tandili Kryetare e ASHDMF Agjensia Shtetërore për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijëve, Znj. Lindona Gega Specialiste QPKMR Qendra e Parandalimit të Krimeve të të Miturve dhe të Rinjve ,
Z. Xhelian Seferi Zëvëndësdrejtues i Prokurorisë Elbasan, Znj. Irena Progni Drejtor i Qendrës së Trajnimit në DPB Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, Znj. Blerta Doçi Përgjegjëse në Sektorin e Çështjeve Shoqërore në DPB, Z. Edmond Meshini, Specialist i Policimit në Komunitet – DPPSH Drejtoria e Përgjithëshme e Policisë së Shtetit, Znj. Ludjana Elezi, PMF Bashkia Gramsh, Znj. Julinda Vokopola përfaqësuese e Nismës për Ndryshim Shoqëror – ARSIS

Takimi u mbyll nga Drejtori i Departamentit të Marredhenieve Ndërkombëtare dhe Zhvillimit i Organizatës Ndërkombëtare e Policisë IPO Di.Ma. Prof. Francesco Menga Menaxher i Analizës së Rrezikut dhe Fatkeqësive i cili mes të tjerash theksoi se kjo tryezë kishte si qellim kryesor, përfshirjen dhe bashkëpunimin e të gjithë aktorëve institucional, organizatave me bazë në shoqërinë civile dhe komunitet për të ndarë njohuritë dhe aftësitë e tyre me qytetarët e zakonshëm në mënyrë që të dinë se si të veprojnë në situata emergjente.

Një pikë tjetër e rëndësishme e kësaj tryeze ishte edhe prezantimi i bashkëpunimit që IPO ka nisur me Bashkinë e Gramshit për implementimin e një projekti pilot ku objektivi i tij qëndron në krijimin e një Qendre Koordinimi, tërësisht me një kulture moderne të Emergjencave dhe Mbrojtjes Civile.
Duke qenë se projekti lind si një nevojë për parandalimin e krimit dhe rrezikut si dhe menaxhimin e emergjencave, bazohet në disa fusha veprimi, në nismat dhe aktet institucionale ekzistuese të Shërbimeve të Mbrojtjes Civile të cilat paraqesin nevojën për një menaxhim më të mirë dhe efikas, mbështetur në komunikimin dhe koordinimin e strukturuar si një pikë qendrore për menaxhimin dhe tejkalimin e situatave emergjente përmes bashkëpunimit ndërinstitucional dhe me komunitetin në ngritjen e urave të komunikimit me synim vlerësimin dhe menaxhimin e riskut nëpërmjet përfshirjes së qytetarëve në vullnetarizëm dhe në aktivitete edukative e trajnuese për Menaxhimin e Emergjencave duke perfshir, parashikimin, parandalimin, ndërhyrjen dhe tejkalimin e emergjencës, rritjen e kapaciteteve institucionale dhe edukimin qytetar si dhe përmirësimin e planit të menaxhimit të Emergjencave.
Në kuadër të bashkëpunimit ndërsinstitucional dhe ndërshtetëror sëbashku, jemi duke punuar për zhvillimin dhe realizimin e objektivave tona të përbashkëta për një komunitet dhe një të nesërme sa më të sigurt.
Tryeza e Konsultimit “Bashkëpunimi Ndërinstitucional dhe me Komunitetin”, është nje aktivitet që do të shtrihet në të gjitha Bashkitë dhe Prefekturat e RSH, i cili organizohet në kuadër të planit të punës së Organizatës Ndërkombëtare të Policisë IPO për vitin 2024-2025 në bashkëpunim me zinxhirin institucional të linjës, për përforcimin e strukturave të Sigurisë Publike, Mbrojtjes dhe Emergjencave Civile, rritjen e kapaciteteve në institucione dhe edukimin qytetar për parandalimin e krimit, menaxhimin e emergjencave dhe sigurisë në komunitet.
