Një tragjedi e madhe ka ndodhur mbrëmë në Nikoliq të Hasit, ku një nënë dhe bir kanë humbur jetën si pasojë e një zjarri të fuqishëm në shtëpinë e tyre. Sipas raportimeve, djaloshi R. L. është përpjekur të shpëtojë nënën e tij, F. L., duke hyrë në banesë, por fatkeqësisht nuk ka arritur të dalë gjallë. Bashkëshortja e tij, A. L., ka arritur të shpëtojë nga zjarri.
Policia ka njoftuar se ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:00 dhe zjarri dyshohet të ketë rënë aksidentalisht. Si pasojë, R. L. dhe F. L. kanë humbur jetën, ndërsa A. L. është në gjendje të mirë. Grupi hetimor, nën drejtimin e prokurorit, ka filluar hetimet për të zbuluar shkakun e këtij zjarri tragjik.