Edlira Çepani ka dedikuar një mesazh prekës bashkëshortit të saj të ndjerë, Gerti Bogdanit, i cili humbi jetën tragjikisht sot. Ajo shprehet se Gerti ishte jo vetëm dashuria e saj, por edhe shoku dhe mbështetjeja kryesore e saj dhe fëmijëve. “Ti e dije që jeta ime s’ka kuptim pa ty! Bota është një vend i pavlerë pa ty!” thekson ajo, duke shprehur dhimbjen dhe boshllëkun që ka lënë pas.
Në përfundim, Edlira shpreh se do ta dojë Gertin përjetë dhe se do të kujtojë dashurinë dhe këshillat e tij. Homazhet dhe ceremonia e lamtumirës do të zhvillohen nesër, më 19 Shtator 2024, në Parlamentin e Shqipërisë, ndërsa varrimi do të jetë në varrezat e Sharrës.