23 leje drejtimi janë pezulluar për shpejtësi mbi normat e lejuara deri në 162 km/orë në rrugën interurbane Tiranë-Elbasan, 12 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit dhe 4 për qarkullim në sens të kundërt.
Ndërsa Policia e Shtetit ju bën thirrje të gjithë drejtuesve të automjeteve dhe motomjeteve:
“Mos shpejtoni, mos kryeni parakalime të gabuara, mos drejtoni mjetin nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur, mos përdorni celularin në timon, vendosni rripin e sigurimit dhe kaskën mbrojtëse, mbroni jetën tuaj dhe të përdoruesve të tjerë të rrugës, respektoni rregullat e qarkullimit që të arrini të sigurtë në destinacion”