Përgjithësisht ardhja e një fëmijë është një proces aq i dëshirueshëm sa që shumë prindër nuk është se mendojnë shpenzimet, madje do ishin gati të shpenzonin më tepër sa mundin vetëm që foshnja e tyre të jetë i shëndetshëm. Megjithatë në një vend si i joni ku të ardhurat nuk janë shumë të larta, e vendos çiftin e ri në pozita të vështira pasi realisht janë një sërë vizitash dhe analizash deri në javën e 40 të shtatzënisë.
Marsida Simo (Sociologe)
Nëse vendosni që të gjitha t’i kryeni vizitat në materninete publike, atëhere i keni falas, por duhet të ndiqni një orar të përcaktuar dhe radhë të gjatë. Analizat përgjithësisht kryen të gjitha, përveç disave si: analiza e sindromës down, Torch, Hepatiti B etj.
Nëse vendosni të merrni paketë të plotë në spitale private, çmimi shkon deri në 1600 euro.
Nëse mendoni të shkoni nëpër klinika private dhe analizat t`i bëni në laboratorë privat, më poshtë paraqitet një listë me shërbime dhe analiza ku janë vendosur edhe çmimet mesatare. Patjetër që në këtë listë nuk do jenë vendosur edhe analiza specifike ku mjeku mund t’i rekomandojë një nënë për situatën e saj specifike.
Konkluzioni tregon se të dy prindërve iu kushton realisht shumë një fëmijë.