Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas votimit të rezolutës në OKB ku dënohet agresioni rus ndaj Ukrainës. Me anë të një postimi në rrjetin e tij social “twitter”, Meta e konsideroi këtë si një fitore të rëndësishme për paqen dhe diplomacinë duke shtuar se 141 vende ishin bashkuar duke votuar pro kësaj rezolute.
Postimi i Plotë nga presidenti Ilir Meta:
141 vende janë të bashkuar duke kërkuar që Rusia të tërheqë ushtrinë e saj nga #Ukraina! Një fitore e rëndësishme diplomatike për lirinë dhe paqen! Flamuri i Shqipërisë ShakeDoreFlamuri i Ukrainës #StandWithUkraine