Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste Damian Gjiknuri përmes një publikimi në rrjetet sociale ka njoftuar nisjen e një trajnimi të zgjeruar në kuadër të procesit të ristrukturimit të degëve lokale të PS. “Pas përfundimit me sukses të procesit të ristrukturimit të degëve lokale të Partisë Socialiste dhe zgjedhjes së kryetarëve të rinj filluam një program të zgjeruar trajnimi.
22 kryetarë dhe bashkëkryetar të partisë në qarqet Shkodër, Kukës, Dibër dhe Lezhë patën mundësinë të marrin trajnimin e nevojshëm për rolin dhe funksionin e kryetarit të partisë, rolin e strukturave të partisë në fushatë zgjedhore, partinë digjitale dhe aftësitë komunikuese” ka njoftuar Drejtuesi politik i Qarkut të Elbasanit, Gjiknuri. Ndër të tjera Sekretari i përgjithshëm i PS shkruan “Besimplotë se me këtë skuadër të re drejtuesish do të mund të hapim, zgjerojmë e fuqizojmë Partinë Socialiste, duke garantuar më pas dhe objektivin për fitoren e betejës elektorale të vitit të ardhshëm.”