Data 10 tetor është shpallur nga Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) si Dita Botërore e Shëndetit Mendor.

Kjo datë shënohet zakonisht me aktivitete të shumta, ku institucionet shtetërore shfaqin kujdesin e tyre ndaj kësaj kategorie me rrezik, duke u bërë të qartë bartësve të sëmundjeve të shëndetit mendor, se edhe ata, si gjithë të tjerët, mund ta çojnë jetën e tyre të përditshme sa më afër normales, me solidarizime, shfaqje publike, apo edhe protesta.

Ekzistojnë trajtime efikase për çrregullimet mendore dhe mënyra për ta zbutur vuajtjen e shkaktuar nga ato.

Çelësi gjendet tek qasja në shërbime shëndetësore dhe sociale të cilat mund të sigurojnë trajtim dhe mbështetje sociale.

Ngarkesa nga çrregullimet mendore vazhdon të rritet dhe ka një ndikim të rëndësishëm ndaj shëndetit duke shkaktuar pasoja të mëdha sociale dhe ekonomike si dhe pasoja ndaj të drejtave të njeriut në të gjitha vendet në botë.