Britania e Madhe deportoi në drejtim të Tiranës 11 emigrantë shqiptarë të paligjshëm.
Mes tyre kishte edhe persona të dënuar me disa vite burg. Grupi i shqiptarëve shoqërohej në avion nga 30 britanikë, të cilët ishin vendosur nga autoritetet vendase për tu siguruar që të depërtuarit të mos arratiseshin kur të mbërrinin në Shqipëri.
Në këtë fluturim, ishte një person, i dënuar për krime të ndryshme në fushën e drogës, ndërsa të tjerët ishin persona të cilët kishin kaluar kanalin e “La Manshit” në mënyrë ilegale.
Në datën 1 dhjetor u bë një tjetër udhëtim nga Britania e Madhe në drejtim të Tiranës, ku u depërtuan 26 shtetas shqiptarë. Mes tyre ishte edhe shtetasi Jorgen Bami, i dënuar me 27 muaj burg, pasi u kap në një fermë kanabisi me 250 rrënjë, me vlerë 147 mijë paund.