Politikanja serbe nga Kosova, Rada Trajkoviq, ka alarmuar sërish opinionin publik me një deklarim tjetër.

Ajo ka pretenduar se tani i janë kërcënuar edhe fëmijët e saj, dhe se përgjegjësia për një gjë të tillë bie mbi presidentin serb Aleksandër Vuçiç.

“Kam një tjetër njoftim për publikun: prej dje nuk më erdhën kërcënime vetëm mua, por edhe fëmijëve të mi.” – u shpreh ajo në një postim në rrjetin social Twitter.

Politikanja me përvojë ka fajësuar për një gjë të tillë pikërisht Vuçiqin.

Ajo fajësoi Vuçiqin edhe gjatë ditës së djeshme për orkestrimin e një fushate në televizionet serbe që e kishte për qëllim të diskreditonte natë në sytë e popullit serb./botasot